Albrail merr pjese ne Samitin e Ekselences Hekurudhore

Albrail merr pjese ne Samitin e Ekselences Hekurudhore

Albrail mori pjese ne Samitin e Ekselencës Hekurudhore qe u organizua nga Komuniteti i Transportit ne 21 Shkurt 2023 ne Prishtine. 
Pjesëmarrësit në kete Samit theksuan se sfida kryesore për zhvillimin e transportit hekurudhor në Ballkanin Perëndimor është mungesa e burimeve njerëzore dhe nevoja urgjente për trajnime dhe edukim shtesë. Gjashtëdhjetë ekspertë hekurudhor, universitete dhe përfaqësues të qeverisë u mblodhën për të diskutuar se si të mbahen talentet në rajon dhe të nxisin inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në sektorin hekurudhor.
Hapi tjetër do të jetë krijimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Hekurudhore. Qendra do të promovojë standardet dhe normat e BE-së në lidhje me sektorin hekurudhor, siç përcaktohet në ANEKS I të Traktatit të Komunitetit të Transportit. Për të nisur procesin e themelimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës Hekurudhore, Albrail dhe trembëdhjetë kompani te tjera hekurudhore dhe institucione arsimore nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për Ekselencën Hekurudhore.
Operatorët rajonalë hekurudhor dhe institucionet akademike/arsimore morën pjesë në një panel diskutimi të fokusuar në përsosmërinë hekurudhore dhe integrimin e sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në atë të BE-së. Për më tepër, Samiti ishte një forum për të përmirësuar axhendën e politikave dhe për të kontribuar për një transport hekurudhor më të sigurt, më efikas, të ndërveprueshëm, të dixhitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër në rajon.
We take processes apart, rethink, rebuild, and deliver them back working smarter than ever before.