Rreth Nesh
Shoqëria koncesionare ALBRAIL SH.P.K, është themeluar më 13 Janar 2016, regjistruar me numër NUIS L61314003H dhe adresë qëndrore Bulevardi ʺ Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla Nr.2, Kati V/2, Tiranë – Albania,
Projekti i riaktivizimit të transportit hekurudhor në zonën Fier-Vlorë-Ballsh nisi si një ide inovative e ortakëve të shoqërisë, Alb – Star Shpk dhe Matrix Konstruksion Shpk e konkretizuar me prezantimin e ofertës së pakërkuar pranë Ministrisë së Trasportit dhe Infrastrukturës e cila mbështetej në një plan real investimi të realizuar me asistencën e shoqërisë italiane Italferr.
Falë eksperiencës, angazhimit dhe seriozitetit të shoqërive ortake, Albrail u shpall fitues i koncesionit dhe nënshkroi më datë 04 Shkurt 2016, një Kontratë me objekt “Koncesioni/Partneriteti Publik Privat të formës (ROT) për Rehabilitimin, Operimin dhe Transferimin e Infrastrukturës Hekurudhore Fier–Ballsh, Fier-Vlorë”, me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë.